Francë, Ribery-Benzema në gjyq

18/06/2013 04:30

Dy yje të kombëtares së Francës, në futboll, Franck Ribery dhe Karim Benzema, do të paraqiten në gjykatë me akuzën se kanë paguar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me prostituta minorene.

Të dy ata kanë mohuar akuzat, ndërsa vajza e përfshirë, Zahia Dehar, ka thënë se askush prej lojtarëve nuk e dinte, që ajo ishte nën 18 vjec në atë kohë. Dehar, tashmë 21 vjec, është një emër familjar në Francë, pasi ka lançuar linjën e saj të modës.

Nën ligjin francez, pagesa për seks me dikë nën 18 vjec konsiderohet seks me një minoren, krim i ndëshkuar me 3 vjet burgim dhe 45 mijë euro gjobë. 6 persona të tjerë janë akuzuar në lidhje me këtë marrëdhënie, e cila ndodhi përpara Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut.

Disa prej tyre akuzohen për mbajtje me dhunë të prostitutave, apo tutorë.

Riberi, mesfushor i Bayern Munich, u arratis nga privimi i fëmijërisë së tij në Francën veriore, për t’u bërë një nga yjet e futbollit më të paguar në Europë. Ai kultivoi një imazh të shëndetshëm si një familjar, i martuar me të dashurën e fëmijërisë së tij, dhe si një vëzhgues i konvertuar në fenë islame.

Por, në 2010-n, ai dhe Benzema, ylli i Realit të Madridit, u arrestuan si pjesë e një hetimi të një rrethi prostitutash në Paris. Riberi ka pranuar që ka bërë seks me Zahia Dehar, e lindur në Algjeri, kur ka qenë në Mynih në 2009-n, vit kur ajo kishte qenë 17 vjec.

Benzema, ndërkohë, mohon të ketë pasur ndonjë takim, kurse Dehar ka thënë se ai e pagoi atë për të bërë seks në 2008-n, kur ajo ishte vetëm 16 vjec.

Në Francë, mosha e lejuar për të kryer marrëdhënie është 15 vjec, por të kryesh të tilla marrëdhënie me një prostitutë nën 18 vjec përbën një krim. Dehar u ka thënë hetuesve se asnjë prej futbollistëve nuk e dinte moshën e saj të vërtetë, sepse ajo i kishte gënjyer.

Prostituta Zehar, e kthyer në muzë (ikonë) e dizenjuesit të modës Karl Lagerfeld

Top Channel