F1, Lotus shet 35% të aksioneve

18/06/2013 18:30

Një grup luksemburgas bleu 35% të aksioneve të skuadrës Lotus, e cila konkurron në Formulën 1 me pilotët Kimi Raikonnen dhe Romain Grosjean.

“Infinity Racing”, kompania e vendosur në zotërimin e këtyre aksioneve, në një deklaratë theksoi se është e vendosur që të kontribuojë për të ngritur skuadrën në nivelin e duhur për të konkurruar për titullin kampion.

Ndryshimi i pronësisë së këtyre aksioneve nuk do të sjellë ndonjë ndryshim në strukturën drejtuese të skuadrës.

Pas shtatë garave të para të Botërorit, Kimi Raikkonen renditet i treti në renditje pas Vettel e Alonso, ndërsa Lotusi i katërti në renditjen e konstrukturëve, pas Red Bullit, Ferrarit dhe Mercedesit.

Top Channel