Cavani-Real, “flirti” vazhdon

18/06/2013 19:00

”Flirti” i Edinson Cavanit me Realin e Madridit vazhdon, ndërsa nga grumbullimi me kombëtaren në Kupën e Konfederatave, golashënuesi tha se “është një ëndërr jo vetëm për mua, por për çdo futbollist në botë”.

Më parë, prindërit e 26-vjeçarit pranuan veç e veç se ata vetë dhe i biri i tyre kishte kohë që ëndërronte një kalim në Madrid.

”Reali është një skuadër e madhe, që e ëndërron që kur nis të luash futboll. Zyrtarisht askush nuk ka folur me mua drejtëpërsëdrejti për të më paraqitur një ofertë. Megjithatë, tashmë nuk mendoj për të ardhmen time, por për vendin tim, në këtë kupë në të cilën luajmë”, deklaroi Cavani.

I interesuar për golashënuesin më të mirë të Serisë A në sezonin e fundit është edhe Manchester City, që i ka propozuar Napolit 55 milionë euro ose mundësinë e 40 milionëve, plus sulmuesin Dzeko.

Zyrtarisht, Napoli këmbëngul se çdo skuadër e interesuar duhet të paguajë klauzolën prej 63 milionë eurosh, por besohet se një ofertë në rendin e 40-45 milionë eurove, plus mesfushori Khedira, do të konsiderohej seriozisht prej nënkampionëve të Italisë.

Top Channel