Ndërron jetë Josip Kuzhe

16/06/2013 21:45

Ndahet nga jeta ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, kroati Josip Kuzhe, i cili drejtoi Shqipërinë për 18 muaj në periudhën kohore 2009-2011.

Kuzhe u lind më 13 nëntor 1952, ndërsa u nda nga jeta në moshën 62-vjecare nga një sëmundje e rëndë.

Josip Kuzhe ka luajtur si futbollist për Dinamo Zagreb, nga 1971 deri 1981, ku zhvilloi 384 ndeshje dhe shënoi 14 gola. Ai ka qenë gjithashtu edhe trajner i ekipit të kryeqytetit kroat.

Kuzhe hyri në historinë e Shqipërisë, si trajneri me fitoren më të thellë, atë 6-1 të arritur ndaj Qipros në 2009-n, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në “Qemal Stafa”.

Më 27 mars 2011, ai u largua nga posti i kombëtares shqiptare, me të cilën arriti 5 fitore (2 miqësore me Qipron dhe Irlandën e Veriut), 3 humbje dhe 5 barazime (njëra me Danimarkën, në eliminatoret e botërorit 2010).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA