Partitë prezantojnë kandidatët e programet

15/06/2013 00:00

Kreu i Partise Republikane Fatmir Mediu, gjate nje takimi elektoral ne
Bathore, prezantoi kandidatin per deputet Ylli Shehu, si dhe programin e
tij elektoral.

“Rilindjen në shqiptarët e gjetëm në vitin 1990, atëherë kur zëvendësuam diktaturën dhe diktatorin me besimin në Zot. Ky besim na bën njerëz më të mirë, na bën që të hapim sytë dhe të dallojmë qartë të mirën nga e keqja. Njëkohësisht na jep mundësinë që të gjykojmë me lirinë tonë”, tha Mediu.

Idrizi takon Limajn

Kreu i Partisë Drejtesi, Integrim dhe Unitet Shpetim Idrizi ka zhvilluar nje takim me ish komandantin e UCK-së, Fatmir Limaj, ku kane diskutuar mbi luften heroike te Kosoves dhe levizjet e deshperuara te Serbise me arrestimet e fundit.

Idrizi e ka njohur zotin Limaj dhe me pikat e programit te partise se tij, e cila ka themel slloganin “Une e dua Shqiperine te Bashkuar”. Nga ana tjeter ish-komandanit i UCK-së e pergezoi, Idrizin per miratimin e rezolutes per zgjidhjen e çështjes çame dhe shprehu angazhimin e tij per te qene ne krah te Partise, Drejtesi Integrim dhe Unitet.

Xhuveli, fushatë në Lezhë

Kryetari i Partise Agrare, Lufter Xhuveli gjate takimit te tij me elektoratin e Lezhes ka prezantuar kandidatin Gjon Frroku, si dhe ka kërkuar që të votohet numri 62, për zhvillim me te shpejte te fshatit.

“Ka nevojë që PAA të përfaqësohet medeomos në Parlamentin e Shqipërisë. Sa më shumë dhe sa më fort që të paraqitet në Kuvendin e Shqipërisë, aq më mirë është”, tha Xhuveli.

Milo, takime ne njesine 5

Kreu i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo gjate takimit me banoret e njesise bashkiake numer 5 ne Tirane, i ftoi qe me 23 qershor te votojne per nje politike te re.

“Ne duhet të dëshmojmë deri në fund që jemi një ekip solid, i demokracisë sociale në vendosur për të fituar bashkë me partnerët tanë politikë, për të fituar dhe për të kthyer një faqe të re në historinë e Shqipërisë, një faqe e cila përfundimisht do të ndajë të sotmen nga e kaluara”, tha Milo.

Hashinasto në zonën e Shpatit

Kandidati per deputet i LSI ne qarkun e Elbasanit Edmond Haxhinasto ishte ne komunat e Gjinarit dhe Zavalines në zonën e Shpatit,ku i siguroi qytetarët për zgjidhjen e problemeve të tyre kryesore ne infrastrukturë, bujqesi dhe ne uljen e papunesise.

“Çdo qeveri, e ka për detyrë t’i shërbejë qytetarëve të saj kudoqofshin, kudo jetofshin. Nuk ka arsye për të thënë që Zavalina është një zonë e thellë dhe nuk duhet bërë rruga”, tha Haxhinasto.

PD: Edi Rama evazion fiskal

Zedhenesja e Partise Demokratike Laura Vorpsi ka akuzuar Ramen per evazion fiskal dhe mospagim taksash.

“Edi Rama tashmë është nën hetim nga zyra e tatim taksave për mosdeklarimin e të ardhurave dhe pallati i Linda Ramës është nën hetim nga zyra e Prokurorisë e Republikës së Shqipërisë për parregullsitë në lejen e ndërtimit. Rama mund të ketë kryer evazion fiskal me ndërtimin e pallatit në Tiranë dhe vilës në Dajt”, tha Vorpsi.

Gjinushi: Më 23 votë për të majtën

Skënder Gjinushi ka vijuar fushatën elektorale në Tiranë, duke shprehur bindjen se më 23 qershor shqiptarët do të votojnë për të majtën shqiptare.

“Shpreh bindjen se më 23 qershor fitorja do t’i takojë Partisë Social Demokrate, opozitës, së majtës shqiptare. PSD do të jetë forcë e dytë e së majtës në shumë qarqe të Shqipërisë”, deklaroi Gjinushi.

PDIU takim në Çarkan

Kandidati i PDIU, Omer Mamo, i pari në listën e qarkut të Fierit, është takuar me banorët e komunës së Çakranit. Ai iu kërkoi banorëve mbështejten për PDIU si dhe për çështjen kombëtare, ashtu sikurse bënë stërgjyshërit e tyre në kohën kur popullsia çame u shpërngul nga trojet e veta.

“Këtë troje, sic i kanë kërkuar vëllezërit tanë, t’i kërkojmë edhe ne sot duke punuar më shumë për to”, tha Mano.

Ahmetaj: Rilindje për Memaliajn

Kandidati socialist Arben Ahmetaj, i pari në listën e qarkut të Gjirokastrës, është takuar me banorë të qytetit të Memaliajt. Në këtë takim Ahmetaj premtoi se një qeverisje e majtë do rilindë qytetin e Memaliajt, i cili është lënë tërësisht jashtë vëmendjes.

“23 qershori nuk është thjesht një ditë premtimesh, nuk i ngjan asnjë date tjetër, 23 qershori ka shansin të na ndajë njëherë e mirë nga e kaluara”, u shpreh Ahmetaj. 

Top Channel