Ushqime në këmbim të votave?

14/06/2013 00:00

Bazuar në investigimin e emisionit “Fiks Fare”, Saimir Tahiri, kryetar i
PS-së për Tiranën njëkohësisht kandidat për deputet ka dërguar në
Prokurorinë e rrethit Tiranë një kallëzim penal ndaj Gazmend Dibrës,
drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve dhe kandidat për deputet për Partine
Demokratike.

Objekti i padisë është  “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”, parashikuar ne nenin 328 i Kodit Penal.  Në përmbajtje të kallzimit thuhet se “Referuar filmimeve te bera nga gazetaret e emisionit investigativ “Fiks Fare”, shfaqur per publikun ne date 11.06.2013, rezulton se nga ana e shtetasit Gazmend Dibra por edhe personave te tjere te paindetifikuar nga ana jone ne kete moment, jane kryer veprime te cilat parashikohen nga ana e Kodit Penal dhe konkretisht nga neni 328 i tij si veper penale.Konkretisht nepermjet ketyre filmimeve  – thuhet në vijim të kallzimit, – vihet re ne menyre te qarte fakti se ne nje njesi tregtare ne rrugen “Myslym Shyri”, shperndaheshin pako me ushqime per qytetar/votues ne Tirane, duke ju kerkuar ne kembim te marrjes se pakove edhe votimin per subjektit zgjedhor “Partia Demokratike e Shqiperise”.

Një ditë më parë ka reaguar zoti Dibra kandidat për deputet i PD i cili thotë se “Do t’i drejtohet Prokurorisë pasi Saimir Tahiri është duke i nëpërkëmbur emrin dhe autoritetin. “Jam i detyruar – thotë Dibra, – që unë të kërkoj nga drejtësia zbardhjen e së vërtetës”.

Top Channel