Tension në prag të Kupës së Konfederatave

14/06/2013 21:40

Të shtunën do të nisë në Brazil Kupa e Konfederatave dhe në prag të këtij evenimenti sportiv kanë shpërthyer protestat.

Në Brasilia, aty ku do të luhet ndeshja e hapjes mes vendasve dhe Japonisë (21:00 me orën shqiptare), rreth 300 persona kanë protestuar para stadiumit Mane’ Garrincha duke djegur goma makinash.

Arsyeja e demonstratës ka të bëjë me rreth 2 miliardë eurot e shpenzuara nga qeveria për stadiumet ku do të luhen ndeshjet e Kupës së Konfederatave dhe ato të Botërorit të vitit 2014.

Protestuesit mendojnë se qeveria ka shpenzuar për stadiume duke harruar spitalet, shkollat dhe banesat.

“Në një kohë që disa njerëz luajnë futboll, 250 mijë persona janë të pastrehë”, shprehen demonstruesit të cilët kanë paralajmëruar për një tjetër protestë para fillimit të ndeshjes Brazil-Japoni.

Top Channel