Mediu: Ne e kemi bërë rilindjen

14/06/2013 00:00

Kryetari i republikanëve, Fatmir Mediu ishte në qytetin e Krujës prej nga deklaroi se rilindja e shqiptarëve nuk vjen nga Edi Rama, pasi, siç u shpreh ai, shqiptarët kanë rilindur në vitin 1991.

“Ai flet për rilindje, por rilindjen ne e gjetëm në shpirtin tonë të lirë kur vendosëm të ndërtonim demokracinë në Shqipëri, në fillim të viteve ‘90. Rilindja ishte kur ne zëvendësuam regjimin e diktatorit. Lirinë e jetës na e fali Zoti dhe jo PS. Votoni për Partinë Republikane”, ftoi mediu banorët.

Në këtë takim elektoral, Mediu shoqërohej nga kandidatët e qarkut të Durrësit, Agron Duka dhe Kastriot Rada. Mediu shprehu besimin se vota republikane e përfaqësuar nga kandidatët Duka e Rada do të maksimalizohet më 23 qershor.

Top Channel