”La Gazzetta”: Tevez pranë Milanit

14/06/2013 12:30

Carlitos Tevez është gjithmonë e më pranë Milanit, raportoi të premten e përditshmja sportive italiane, “La Gazzetta dello Sport”.

Raportimi i kësaj gazete motivohej nga fjalët e agjentit të argjentinasit, Kia Joorabchian, i cili tha se “pavarësisht ofertave të ndryshme, me Milanin ekziston një ndjesi e veçantë”.

Juventusi gjithashtu është interesuar për sulmuesin e Manchester City, por duket se në këtë moment, kuqezinjtë mbajnë të “bllokuar” argjentinasin.

Megjithatë, në mënyrë që transferimi të realizohet, Milani më parë duhet të lirohet nga Robinho dhe të mbulojë një pjesë të blerjes së kartonit, me paratë që do të grumbullojë nga kjo shitje.

Top Channel