Falcao: Do të qëndroj gjatë tek Monaco

14/06/2013 18:50

Radamel Falcao mohoi se transferimi i tij tek Monaco është një “trampolinë” për të shkuar tek një tjetër klub i madh europian.

“Projekti i Monaco është afatgjatë dhe drejtuesit e klubit duan të arrijnë në nivele të larta në futbollin europian. Kjo gjë nuk arrihet brenda një sezoni dhe për këtë arsye unë do të qëndroj më gjatë”, shpjegoi ish-lojtari i Atletico Madrid.

Kolumbiani shtoi se nuk ka dijeni për blerjet e radhës së klubit me president një miliarder rus, por siguroi se do të jenë emra të famshëm të futbollit botëror.

Falcao tha se arsyeja pse pranoi të luante për Monaco ishte sepse ai do të jetë pjesë kryesore e projektit: “Është një sfidë e madhe pasi Monaco nuk është një skuadër me histori të madhe dhe gjithmonë e ka pasur të vështirë suksesin në kompeticione si Champions.”

Top Channel