Në një mbledhje qeverie, që me sa duket ishte e fundit për këtë mandat qeverisës, kryeministri Berisha miratoi rritjen e pagave dhe pensioneve, në përputhje me përcaktimin e ligjit për buxhetin e shtetit.

“Nuk ka rritje për rrogat më të larta, për të tjerat rritja është nga 4 deri në 6 për qind, sipas kategorive, vendimi hyn në fuqi pas zgjedhjeve”, tha Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë.

Në mbledhjen, ku vërehej më së shumti prania e zëvendës/ministrave, për shkak të angazhimit të ministrave në fushatë, u miratuan gjithsej 44 vendime, sa është edhe numri i Partisë Demokratike në fletën e votimit.

Mes vendimeve ishte edhe miratimi i një shumë prej 45 milionë dollarësh për dëmshpërblimin e rreth 1040 ish-të përndjekurve politikë dhe rimbursimi me parà në dorë i TVSH-së për makineritë që fermerët do të blejnë brenda vendit.

Top Channel