Partia Socialiste organizoi një bashkëbisedim me përfaqësues të
familjeve të vjetra Tiranase për t’i njohur ata me alternativën që ofron
kjo forcë politike për zgjidhjen e disa çështje të mprehta që ka
kryeqyteti, si legalizimet dhe kompensimi i pronarëve.
“Tironsit në të gjithë këtë histori vetëm kanë dhënë dhe nuk kanë marrë.Ne të gjithë problemin bazë që kemi, si fenomen, janë dy të paktën, legalizimi atyre që kanë ardhur dhe kompensimi atyre që i është marrë. Por duhet të fillojmë me kompensimin fizik. Shteti shqiptar nuk duhet të dorëzojë më asnjë tokë, asnjë cantim tokë me 1 euro pa nisur kompensimi fizik.Dhe nëse fillon kompensimi fizik do të fillojë nga ata që kanë dhënë më shumë, nga tiransit”, tha deputeti i PS-së për Tiranën, Pandeli Majko.
Takimi është përshëndetur edhe nga zonja Linda Basha, bashkëshortja e kreut të opozitës Rama e cila vjen nga një prej familjeve më të njohura të Tiranës.
“Të gjitha familjet e vjetra tiranse, apo njësoj si ata qytetarëve që kanë ardhur shumë herët në Tiranë, sot gjenden të zhgënjyer për të marrë pronat e tyre duke u ndjerë çdo ditë jabanxhi në qytetin dhe vendin e vet. Është fare e thjeshtë. Të përdorësh votën tënde për mos t’u bërë palë me të ligën që i ka hyrë sot shtetit dhe përmes shtetit të gjithë shoqërisë. Është koha të vëreni punën me votë, për Tiranën, për fëmijët tanë që duhet të trashëgojnë një vend më të mirë për Shqipërinë që i ka sytë gjithëmonë nga Tirana”, tha Basha.
Më 23 Qershor, tha Edi Rama zgjedhja që duhet të bëjnë banorët e Tiranës nuk lidhet me zgjedhjen e tij apo të atyre që janë bashkë me të si pjesë e skuadrës së Rilindjes por në një zgjedhje që është shumë me tepër se sa zgjedhje midis dikujt dhe dikujt tjetër.
“Ka momente në historinë e një vëndi kur zgjedhjet janë më shumë se sa zgjedhje mes palësh dhe ky është një moment i tillë.Zgjedhjet ne vitin 1992 nuk ishin një zgjedhje mes palësh, ishin një zgjedhje mes një kohe dhe një kohe mes të shkuarës dhe mes të ardhmes. Sot nuk janë zgjedhje mes dy palësh.Nuk janë as zgjedhje mes dy njerëzish.Janë zgjedhje mes rrënimit të mëtejshëm për të gjithë dhe një rilindjeje të të gjithëve bashkë”, tha Rama.
Top Channel