F1, Pirelli nuk do të ndryshojë gomat në Silverstone

13/06/2013 19:10

Nuk do të ketë ndryshime në gomat Pirelli për garën e Silverstonit, Cmimi i Madh i radhës i botërorit të Formulës 1.

Furnizuesi i vetëm i skuderive ka njoftuar se ka ndryshuar planet dhe se nuk do të modifikojë gomat ashtu siç ishte parashikuar.

“Ky vendim erdhi pasi gomat e reja që duhet të provoheshin në Kanada gjatë provava të lira të ditës së premte nuk u provuan për shkak të shiut. Gjithashtu skuderitë nuk arritën një marrëveshje për ndryshimet”, shpjegon Pirelli me anë të një komunikate për shtyp.

Top Channel