Cristiano: Lajmet mbi rinovimin, të rreme

13/06/2013 19:30

“Të gjitha lajmet mbi rinovimin tim janë të rreme.” Crsitiano Ronaldo shprehet shumë qartë në rrjetet sociale për të sqaruar versionin e tij mbi informacionet e ditëve të fundit që flasin për një zgjatje të kontratës së tij me Real Madridin.

Kontrata aktuale e sulmuesit portugez skadon në vitin 2015 dhe pas ofertave të çmendura që po vijnë nga Manchester United, PSG dhe Monaco, klubi spanjoll po nxiton për “blindimin” e yllit të skuadrës, por duket se ky i fundit nuk kërkon një rinovim kontrate.

Pas ndeshjes së fundit miqësore që luajti me Portugalinë, Cristiano u shpreh se nuk ka folur me askënd dhe se nuk ka të reja në lidhje me rinovimin e tij.

Ndërsa presidenti Florentino Perez ka theksuar se kërkon që Cristiano Ronaldo të bëhet futbollisti më i paguar në botë me një kontratë deri në vitin 2018, por ende nuk kanë nisur bisedimet dhe e ardhmja e portugezit është e paqartë.

Top Channel