Për shkak të diferencës së ngushtë të mandatit të fundit, Qarku i Beratit, ku dalin 8 deputetë është një nga zonat më interesante të këtyre zgjedhjeve. Dhe duke e ditur këtë, Kryeministri Sali Berisha, me
takimin elektoral të Poliçanit shënoi vizitën e 6-të në më pak se dy
muaj në qarkun e Beratit.

Kjo zone eshte gjithashtu edhe trajektore e kalimit te gazsjellesit transadriatik, projekti, qe, nese miratohet ne fund te qershorit do te investoje ne Shqiperi 2 miliarde dollare. Kryeministri Berisha u duk i sigurte kur dha lajmin, i cili ende nuk eshte zyrtar.

“Une kam kënaqësi të madhe t’ju pohoj se vendimi i konsorciumit të Detit Kaspik do të jete per zgjedhjen e TAP, si projekti qe ata do te mbeshtesin. Ky projekt do te ndryshoje ne menyre te rendesishme jetën e shqiptarëve sepse do të bëjë të mundur gazifikimin e çdo familjeje shqiptare, do të ulë koston e jetesës për ngrohje dhe gatim me gaz, por në gazifikimin e Shqipërisë do të punesohen mijëra dhe dhjetëra mijera qytetare shqiptare”, tha Berisha.
 
Ndersa nga komuna e Lapardhase, Kryeministri Sali Berisha zgjodhi te shpaloste një strategji të re elektorale. Kur kanë mbetur vetëm 10 dite nga zgjedhjet, Sali Berisha u beri thirrje socialitesve te bashkohen me Partine Demokratike dhe te mendojne për rritjen e mirëqënies së tyre.

“Ftoj socialistet e Beratit që këto dhjetë ditë të mendojne, në i mirëpresim ata. Vota e tyre do te jete infrastrukture, ujesjellesa, shkolla, ferma moderne, do te jete zhvillim per komunat, per Beratin dhe për Shqipërinë. Me ne ecim te sigurte drejt Europes. Endrra europiane eshte e përbashkët për çdo shqiptar, pavarësisht bindjeve politike.

Top Channel