Monaco, 100 milionë euro për Cristiano Ronaldo

12/06/2013 14:45

Manchester United dhe Paris Saint Germain ishin klubet që e kishin marrë më seriozisht mundësinë e blerjes së Cristiano Ronaldos, sipas informacioneve nga mediat sportive angleze dhe franceze të javëve të fundit.

Tani në garë është futur edhe Monaco e miliarderit rus Dimitry Rybolovlev. Sipas ‘The Indipendent’, skuadra që sapo është ngjitur në kategorinë e parë është e gatshme t’i ofrojë 100 milionë euro Realit për sulmuesin portugez.

Kësaj shifre duhet t’i shtohet edhe paga e lojtarit që do të jetë 20 milionë euro.

Objektivi i Real Madrid është rinovimi i kontratës me Cristianon dhe Florentino Perez është i gatshëm t’i japë një pagë prej 15 milionë eurosh në vit.

Monaco ka shpenzuar deri tani në merkaton e verës rreth 130 milionë euro me blerjet e Radamel Falcao, James Rodriguez, Joao Moutinho dhe Ricardo Carvalho. Gjithashtu është e interesuar edhe për Claudio Marchisio (Juventus) për të cilin ofron 30 milionë euro.

Sipas ‘AS’, vetë Cristiano Ronaldo pret që të përfundojë kontratën e tij me Realin në vitin 2015 dhe të largohet nga Spanja.

Top Channel