Berisha: Rama, politikë kokëposhtë

12/06/2013 00:00

Në komunën Gostimë të qarkut të Elbasanit, ku përuroi nisjen e punimeve
në një rrugë që u shërben rreth 19 mijë banorëve, Kryeministri Berisha
kërkoi votën e fermerëve për të ndërtuar së bashku, siç tha ai, fshatin e
zhvilluar.

Programi i Partisë Demokratike bazohet tek projekti i vaditjes dhe i lehtesive fiskale per rritjen e prodhimit. Kryeministri thote se kjo është mbeshtetja me madhe që një Qeveri mund t’ju jape fermreve, ndersa propozimin e Edi Rames per heqjen e TVSH-së per 5 produktet baze, e cilesoi te rrezikshme per 2 arsye, sepse, sipas tij, falimenton fermeret dhe bizneset shqiptare me futjen e mallrave te importit dhe perqendron tregun ne duart e disa miliardereve socialiste.

“Kjo është nje politike kokeposhte. Nuk ka politikan ne Europe, qe mendon te demtoje prodhimin e vendit te vet. Dhe pse kjo? Sepse miliarderet e kupoles ne krye te PS-së nuk behen dot me miliardere me leje ndertimi, se u iku Bashkia e Tiranes dhe tani u duhen monolet e ushqimeve. Njeri te marre vajin, tjetri vezën, e kështu me radhë. A do te ndodhe kjo? Ju garantoj se kjo nuk do te ndodhe. Fermeret pa dallime partiake do te votojne epr fermat e tyre, per ruge te asfaltuara, për rimburim me para ne dore te akcizes se naftes, për rimbursim me para ne dore te te gjitha mjeteve qe perdoren per prodhimin. Pra per vleresimin e metejshem te djerses suaj, te tokes suaj, te prodhimeve tuaja”, tha Berisha.

Ne komunen Tregan, serish ne qarkun e Elbasanit, ku zhvilloi nje miting elektoral, Kryeministri Berisha u beri thirrje shqiptareve te ecin perpara me oren e zhvillimit dhe te mos e ndalin ndryshimin me oren e bllokimit, siç quan ai alternativën socialiste. Me kete, Kryeministri iu pergjigj edhe nje spoti elektoral te Partise Socialiste, ku Sali Berisha cilesohet si politikan i lodhur.   

“Ju ftoj me 23 qershor ta leme shokun ne kuti, ne autobuzin mavi, t’i themi dhe nje here: çlodhu o shoku Rama, se ne do te vazhdojme çdo dite te lodhemi per mirëqenien tone, per bizneset dhe fermat tona, per te ecur perpara me integrimin ne Europe, ndersa ti vazhdo ne kuti, vazhdo ne gjume, vazhdo çlodhu”, tha Berisha.

Top Channel