Pse fitoi e majta në Itali?

11/06/2013 00:00

Zgjedhjet lokale në Itali dëshmuan fitoren e qendrës së majtë, një këmbanë alarmi për Silvio Berluskonin dhe Bepe Grilon “dy rebelët” që dolën fituesit e mëdhenj të zgjedhjeve të përgjithshme të muajit shkurt në Itali.

Nëse flasim për elektoratin është po i njëjti, i zvogëluar në numër, aktorët po ata, pyetja e vetme: Cfarë ndryshoi? Procesi u zhvillua të hënën në më shumë se 500 qytete dhe bashki, përfshirë edhe kryeqytetin Romë.

Rezultatet treguan ngritjen e qendrës së majtë nga pozicioni i saj i mëparshëm në prag të kolapsit pas zgjedhjeve të shkurtit. Në kontrast të plotë, “Levizja Pese Yjet” e Bepe Grillos pesoi humbje te medha ne Sicili, skena e triumfit te madh vitin e kaluar, ndersa “Populli i Lirise” i Berluskonit deshtoi per te siguruar fitoren, ne nje prej qyteteve te medha.

Roberto D’Alimonte, nje prej analisteve me te njohur mbi zgjedhjet ne Itali tha se “Grillo e pesoi nga mungesa e kandidateve te besueshem dhe te kualifikuar, ne kete levizje, tashme e dominuar teresisht nga udheheqesi karizmatik”.

Po e njejta logjike zbatohet edhe tek “Populli i Lirise”, nenvizon Alimonte. Ne voten lokale, kur Berluskoni nuk ishte kandidat dhe partia nuk doli mire. Ata nuk kane kandidatet, tha Alimonte”. Madje edhe Renato Bruneta, kreu grupit te deputeteve te Popullit te Lirise ne Dhomen e Ulet e quajti partine “monarkike dhe anarkike dhe shume e shohin varesine tek aftesite e Berluskonit per te drejtuar fushata dhe te kuptuarit e elektoratit si nje “shpate me dy tehe”.

“Pa Silvion s’ka parti”, shkruan gazeta e djathte “Il Giornale” ne pronesi te familjes se Berluskonit, cka ne thelb reflekton perceptimin e perhapur gjeresisht se partia duhet te rindertohet mbi nje themel me te qendrueshem qe nuk duhet te varet plotesisht tek udheheqesi i saj.

Rezultati i se henes forcoi pozicionin e Partise Demokratike te kryeministrit Enriko Leta qe beri “nje martese pushteti” te pazakonte me Berluskonin, sepse asnjera prej partive nuk siguroi shumicen ne zgjedhjet e shkurtit, me shume se kaq, ka komplikuar skenen politike te Italise.

Koalicioni i madh mes dy kundershtareve tradicionale u pa si shpresa e fundit edhe nga pjesetare te qeverise ndersa pjesemarrja e ulet reflektoi zhgenjimin e gjere me sistemin politik. Ishte rezultati i Grillos qe goditi me shume, ndoshta, sic thone analistet, me mohimin per te marre pjese ne qeverine e qendres se majte.

Cmimi qe po paguan eshte se lejoje kthimin ne pushtet te Berluskonit. Analistet thone se zor se Levizja Pese Yjet do te shenoje te njejtin rezultat si ne shkurt, por do te mbetet nje force e konsiderueshme, vecanerisht nese Leta rezulton te jete zhgenjimi i radhes.

Top Channel