Partitë prezantojnë kandidatët e programet

11/06/2013 00:00

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i shoqëruar edhe nga
kandidati për deputet Agron Duka kanë takuar fermerët e zonës Bërxull në
Tiranë, ku dhe kanë prezantuar kandidati Ylli Shehu.

“Besoj që nëpërmjet pronës mund të ndërtojmë edhe ekonominë tonë familjare dhe nuk jemi peng i njerëzve që mendojnë që mund të zënë vendin e Zotit, dhe mund të na tregojnë se ç’është e mira dhe e keqja. Në 23 qershor, më shumë se sa të gjykoni politikisht, gjykoni me zemrën dhe intuitën tuaj, me dashurinë për kombin, për respektimin e pronës private”, tha Mediu.

Topi: Duhet bere ndryshimi

Kryetari i FRD-së, Bamir Topi ka bere nje takim me banoret e Tiranes, ku ka kerkuar qe te gjithe qytetaret te votojne per nje politike ndryshe.

“Pushteti i këtij Kryeministri, i cili i ka rezervuar vetes një eskortë të jashtëzakonshme, duke angazhuar Gardën, Policinë, Policinë Kriminale, Shërbimet Sekrete, me qen antiminë tregon se, ose ky vend është në rrezik, ose ai është në paranojë”, tha Topi.

Ruçi dhe Braçe në Lushnjë

Kandidatet e Partisë Socialiste ne qarkun e Fierit Gramoz Ruçi dhe Erjon Braçe, gjate takimit ne Çerme te Lushnjes kanë bere apel qe te gjithe qytetaret te votojne me 23 qershor.

“Do të mundohen dhe t’ju blejë me para. Ju jap porosi, mos të refuzoni asnjë lek se është djersa dhe gjaku juaj që ju kanë vjedhur në 8 vjet. Votën hidheni atje ku duhet”, tha Ruçi.

Omer Mano: PDIU ne parlament

Gjatë një takimi elektoral në Fier, PDIU prezantoi kandidatin Omer Mano, i cili tha se komuniteti çam duhet të përfaqësohet denjësisht në Parlamentin e ardhshëm.

“Në Parlamentin shqiptar duhet të përfaqësohemi me deputetët tanë. Problemet e komunitetit tonë ndër vite kanë qenë shumë të mëdha. Mospërfaqësimi në institucionet vendore dhe shtetërore ka bërë që ne gjithçka e kemi bërë me forcën tonë”, tha Mano.

Milo, takime në Gjirokastër

Fushata elekrorale e kreut të PDS-së Paskal Milo ka vijuar në qytetin e Gjirokastrës ku janë prezantuar kandidatët për deputetë.

“Mos e keqpërdorni votën tuaj, sepse shansi ju jepet një herë në katër vjet, të vendosni se kush do t’ju qeverisë. Votoni për numrin 19, për PDS-në”, tha Milo

Kollozi: Mbyllim legalizimet

Ne nje takim me banore te Vlores, kandidati demokrat per deputet Ardian Kollozi, njekohesisht Drejtor i Legalizimeve, premtoi perfundimin ne rang kombetar te ketij procesi brenda 6 muajve te ardhshem.

“Eshtë një proces, i cili nuk njeh më ndalesa, i cili do të përfundojë medoemos brenda 31 dhjetorit të vitit 2013. Ky është një proces që ka fituar ritmin e duhur dhe do të përfundojë kur t’i japim certifikatën edhe banorit të fundit”, tha Kollozi.

Top Channel