Neymar: Nuk jam i paprekshëm

11/06/2013 14:50

Në prag të Kupës së Konfederatave, Neymar ka dhënë një intervistë për revistën ‘GQ’ ku tregon përulësi dhe shprehet se nuk e sheh veten si një futbollist të paprekshëm në kombëtaren e Brazilit edhe pse konsiderohet nga të gjithë si ylli i pesë herë kampionëve të botës.

“Nuk jam titullar i padiskutueshëm. Në futboll ka ditë që luan mirë dhe ka ditë që luan keq. Unë nuk bëj dot gola çdo ndeshje”, theksoi lojtari më i ri i Barcelonës.

Në lidhje me pengesat që mund të hasë në aventurën e tij europiane, 22-vjeçari tha: “Klubet braziliane janë shumë të forta dhe nuk mbeten pas atyre europiane. Jam i përgatitur shumë mire.”

Neymar theksoi gjithashtu se Kupa e Konfederatave “është një mundësi shumë e mirë për karrierën e çdo futbollisti dhe nuk mund ta shpërdorosh. Brazili është skuadra për tu mundur dhe ne e dimë se duhet të paraqitemi mirë. Tifozët mezi po e presin këtë kompeticion dhe unë premtoj se Brazili do të japë maksimumin.”

Top Channel