Më 20 qershor, seanca kundër Mercedes-Pirelli

11/06/2013 04:15

Mercedes dhe Pirelli do të shfaqen përpara një tribunali të FIA-s, më 20 qershor, në orën 09:30, me seli në Paris.

Data, e konfirmuar edhe nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, është fiksuar për seancën e parë gjyqësore në lidhje me testimet e zhvilluara në Barcelonë nga skuderia e “Barckley”-t, me gomat e reja e mbi të gjitha me njëvëndëshen e 2013-s, diçka e ndaluar nga rregullorja sportive e FIA-s.

Si Mercedes, ashtu edhe ndërmarrja furnizuese e vetme e gomave, në Botërorin e Formula 1, kanë theksuar gjithmonë se nuk kanë shkelur normat. Në Çmimin e Madh të Monaco-s, garën e parafundit të zhvilluar, Red Bull dhe Ferrari kishin prezantuar ankesën formale për të sqaruar këtë histori.

“Më 5 qershor 2013, pas protestave të prezantuar gjatë GP të Monaco-s 2013 nga Red Bull Racing dhe Scuderia Ferrari, kundër makinave me numrat 9 dhe 10 (Mercedes AMG Petronas F1 Team) për kryerjen e një testi 3-ditor me Pirelli-n, me gomat e reja dhe makinat e 2013-s, më 15, 16 dh 17 maj në Barcelonë, presidenti i FIA-s, nën cilësinë e organit të ndjekjes penale të FIA-s, ka dërguar drejt presidentit të Tribunalit ndërkombëtar një njoftim për akuzat kundër Pirelli-t dhe një njoftim denoncues kundër Mercedes AMG Petronas F1 Team. Më 5 qershor, Pirelli dhe Mercedes AMG Petronas F1 Team janë thirrur nga presideti i Tribunalit Ndërkombëtar për sqarime, përpara një jurie të Tribunalit”, lexohej në komunikatën e FIA-s.

Top Channel