Argjentinë, 1 i vdekur mes tifozëve

11/06/2013 03:40

Të paktën 1 person ka vdekur në La Plata, gjatë një përleshjeje mes ultrasve, pak përpara se të fillonte ndeshja mes Lanus dhe Estudiantes, takim i javës së 17-të të kampionatit “Final” argjentinas.

Tifozi ndërroi jetë shumë pranë stadiumit të Estudiantes, siç konfirmon shtypi vendas, duke saktësuar se në të njëjtin incident ka mbetur i plagosur rëndë edhe një tjetër tifoz.

Sipas disa burimeve, origjina e incidenteve ka qenë një përplasje mes tifozëve të Lanus.

Njoftimi mbërriti në stadium në fund të pjesës së parë, duke mjaftuar si fakt për të pezulluar ndeshjen.

“Ndërpremë ndeshjen për shkaqe humanitare”, theksoi presidenti i Estudiantes, Enrique Lombardi, në fund të një bisedimi me kolegun e tij të skuadrës kundërshtare, Lanus, si dhe me arbitrin.

Top Channel