Të mërkurën, Erdoan takon protestuesit

10/06/2013 22:20

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdoan, do të takohet të mërkurën me organizatorët e protestave anti-qeveritare, për të dëgjuar mendimet e tyre.

“Kryeministri u ka lënë një takim grupeve, që drejtojnë protestën – shpjegoi zv/kryeministri turk, Bylenr Arinc. Ata do të informohen për faktet, ndërsa ai do të dëgjojë opinionin e tyre”.

Rexhep Taip Erdoan ka qenë i ashpër përballë protestuesve, duke i cilësuar plaçkitës, madje i ka paralajmëruar se “durimi i tij e ka një kufi”.

Çfarë nisi si një demonstrim paqësor, kundër planit për rizhvillimin e parkut Gejzi në Stamboll, mori përmasat e një revolte mbarëpopullore kundër qeverisë së drejtuar nga Erdoan.

Shumë prej protestuesve mendojnë se ekzekutivi është shumë autoritar dhe po përpiqet t’i imponojë një shteti laik, vlerat islamike.

Protesta ka shënuar ditën e 11-të, ndërsa mijëra njerëz kanë zaptuar pjesën më të madhe të sheshit Taksim, në Stamboll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA