Mbledhja në Këshillin e Imuniteteve për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë Të ulur këmbëkryq buzë dedit, jashtë çdo formaliteti, ku nuk munguan batutat, një grup studentësh bashkëbiseduan me kryesocialistin Rama për çështje që prekin të ardhmen e tyre dhe të Vlorës.
“Një nga gjërat që dua ta bëj realitet është që të stimuloj idetë e të rinjve. Do të vendosim një fond të posaçëm për mbështetjen e projekteve të të rinjve. Idetë vlejnë më shumë se paratë dhe këtë gjë të rinjtë duhet ta fiksojnë mirë.
Ne duhet dhe do ta përfshijmë detin në ekonomi e do ta integrojmë Shqipërinë në rrugën detare të Mesdheut. Kemi një projekt për detin, do zhvillojmë biznesin dhe do ndërtojmë një rrugë tokësore që e kemi quajtur “Autostrada e Kaltër” sepse do të ndjekë të gjithë vijën bregdetare për të mos shkëputur më lëvizjen përgjatë bregut”, theksoi Rama.
Një nga studentët pyeti për projektin e qeverisë për uljen e kostos së borxhit. Rama u përgjigj: “E para ne duhet të përcaktojmë kufirin e borxhit. E dyta, ne duhet të fillojmë planin e punës për ristrukturimin e borxhit dhe e treta duhet të fillojmë ndërtimin e një modeli të ri ekonomik.”
Edi Rama i cili kryeson listën e qarkut vlorë bëri këtë premtim për rrugën nga hyrja e qytetit deri në skelë.
“Kjo rrugë duhet të ishte një perlë e Mesdheut. Nga hyrja e Vlorës, tek Sheshi i Flamurit, tek Bulevardi, në Skelë e deri në Ujë të Ftohtë do të bëhet një nga rrugët më të bukura të Mesdheut”, theksoi Rama.
Top Channel