Prokuroria, hetim shkarkimit të edukatoreve

10/06/2013 17:15

Një javë pasi Partia Socialiste depozitoi një kallëzim pranë prokurorisë së kryeqytetit për pushimin e dy edukatoreve nga puna, sepse nuk angazhoheshin në fushatë, prokuroria deklaron se ka nisur hetimet për të zbardhur këtë çështje.

Një burim zyrtar pranë kësaj prokurorie tha për Top Channel se materiali i depozituar është në fazën e verifikimeve, ndërkohë që pohuoi se gjatë javës pritet të thirren nga oficerët e policisë gjyqësore për të dëgjuar versionin e dy edukatoreve të pushuara nga puna.

Rastet e kallëzuara nga Partia Socialiste kanë lidhje me pushimin nga puna të Klarita Dokut, e punësuar pranë çerdhes në njësinë numër 10 dhe të Diana Çorraj, po në të njëjtën çerdhe.

Nuk bëhet e ditur se cilës vepër i referohen në hetime prokurorët edhe pse Kodi Penal parashikon në disa nene të tij penalizimin e atyre që përdorin metoda jol3igjore në devijimin e vullnetit të zgjedhësve.

Top Channel