PBDNJ: Diktatura merr fund më 23 qershor

10/06/2013 00:00

PBDNJ denoncoi nëpërmjet një deklarate ato që i cilësoi “veprime shantazhuese dhe presione të partisë në pushtet, e cila në bashkëpunim me instrumentin e vet politik, të ashtuquajtur Partia Mega, shkarkojnë nga detyra punonjësit e shtetit për motive politike”.

Më tej, në deklaratë thuhet se “sjellim në vëmendje rastin tipik të zotit Thoma Kallojeri, inspektor në zyrën e Inspektoriatit Shtetëror të Punës Sarandë, i cili u shkarkua nga detyra për bindjet e tij politike. Partia qeverisëse përmes instrumentit të saj ushtron presion të vazhdueshëm me qëllim përçarjen e minoritetit etnik grek.

“Dëshirojmë tu përcjellim këtyre instrumenteve përçarës mesazhin se diktatura e Berishës dhe shërbëtorëve të tij politikë do të marr fund më 23 Qeshor dhe të gjithë të larguarit do të rikthehen në detyrë menjëherë pas ndërrimit të pushtetit”, përfundon deklarata e PBDNJ-së.

Top Channel