“Do të kthejmë shtetin e munguar”

10/06/2013 23:15

“Ju betohem këtu, në Përmetin e vëllezërve të mëdhenj të këtij kombi, ju nuk do të jeni më vetëm, unë do të jem në krahun tuaj”.

Rilindja e Partisë Socialiste është ndalur në vendlindjen e Naimit, Samiut dhe Abdylit, ku Edi Rama tha se opozita ka të njëjtin mision.

Lideri i së majtës tha se, përkundër nga natyra apo zoti u treguan bujarë me Shqipërinë, duke i falur pasuri të jashtëzakonshme, prapambetja dhe pasiguria kanë vetëm një shkak.

“Shqipëria nuk ka shtet”, tha Rama.

Edi Rama u zotua të bëjë atë që sot i mungon shqiptarëve, të jetë në krye të qeverisë, por në krah të tyre për t’iu dhënë shtetin e munguar prej vitesh.

Duke e bërë 0 taksën 20% për ushqimet jetike, shëndetësinë falas dhe duke çuar ujë në çdo familje dhe parcelë, kjo është beteja ime ditë dhe natë”, shtoi Rama.

Duke ironizuar fushatën e kundërshtarëve, Edi Rama tha se në tetë vjet nuk bënë asgjë për shqiptarët.

Dhe tani po e bëjnë këtë fushatë, sikur po thonë: O popull 8 vite bëm shaka, tani e kemi seriozisht, na e jepni edhe njëherë. Jo më! Sepse Shqipëria është populli me moshën më të re në Europë dhe është i vetmi vend në botë, që ka një kryeministër 70 vjeç”, u shpreh Rama.

Në Përmet, Edi Rama la vetëm një porosi.

“Çdo njeri i lirë i këtij populli të lirë, në 23 qershor duhet të bëjë gjënë e duhur. Zgjedhja midis rrënimit dhe Rilindjes. Adresa është shumë e thjeshtë: Partia Socialiste e Shqipërisë, numër 29. Rroftë Shqipëria dhe Rroftë PS”, përfundoi Rama.

Top Channel