Kryeministri Berisha zhvilloi, në mbrëmje, një miting elektoral në Laç, ku siguroi qytetarët se katër vitet që vijnë do të jenë vitet e përfundimit të të gjithë infrastrukturës rrugore në vend.

Kryeministri akuzoi alternativën e majtë dhe atë që e quajti betejë e kryesocialistit Rama me rrugët.

“Paçka se udhëton nga Hani i Hotit deri në Konispol me rrugë te reja dhe rrugë të ndërtuara, ai, si një personazh i Servantesit, vazhdon prej 2 muajsh betejën kundër rrugëve”, tha Berisha.

Berisha iu kundërpërgjigj etiketimit “gjysh”, të përdorur nga lideri i opozitës, gjatë kësaj fushate elektorale.

“Prej 3 javësh merret me nipërit dhe mbesat e mia, dhe me Sali Berishën gjysh të tyre. Do t’i them dy fjalë: Çdo vit njeriut ia jep Zoti, por më të bekuara për çdo njeri mbi tokë janë ato vite, kur ai jeton si gjysh i nipërve dhe mbesave të tij”, shtoi Berisha.

Ndërsa, duke iu përgjigjur thënies së kryetarit të Partisë Socialiste, se “kryeministri është i lodhur”, Berisha tha se do të vazhdojë të lodhet së bashku me qytetarët.

“Që në shkollë të mesme kam punuar me ndershmëri, jo më pak se 16 orë në ditë. Por, prapë dua t’i them se, nga të gjitha lodhjet, ato të këtyre viteve të fundit janë lodhjet, që më krijojnë kënaqësinë më të madhe, ndaj dhe o shoku i autobusit, do të të them para këtyre burrave, vazhdo ti e çlodhu në autobusin mavi sa të duash, se unë do vazhdoj të lodhem me qytetarët e mi”, u shpreh Berisha.

Pas Laçit, kryeministri mori pjesë në inaugurimin e shëtitores së Shëngjinit dhe çeljen e sezonit turistik në Shëngjin.

“Unë jam këtu për t’u zotuar para jush, se nga projektet më të para, që do filloj, do të jetë bashkimi i Shëngjinit me Velipojën e më tej, drejt Ulqinit”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA