Aksident rrugor në Kukës, një i vdekur

10/06/2013 00:00

Një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën një personi dhe ka
lënë të plagosur, në gjendje të rëndë,  një tjetër. Ngjarja ka ndodhur
të dielën në aksin rrugor Kukës-Kalimash, kur një automjet i vogël ka
qenë duke udhëtuar në vendin e quajtur Kolsh.

Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se ky aksident ka ndodhur në një kthesë të fortë të rrugës ku automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në një humnerë. Sipas burimeve të policisë bëhet e ditur se ka një person të vdekur, konkretisht Edison Ollomani vjec 22 dhe dhe një të plagosur, Abedin Lleshi.

Ky i fundit u dërgohet në Spitalin Ushatarak pasi është në gjendje të rëndë për jetën. Shkak për këtë aksident është bërë tejkalimi i normave të shpejtësisë.

Top Channel