Aksident rrugor në Durrës, një i vdekur

10/06/2013 00:00

Një aksident me pasoja vdekjen e të paktën një personi ka ndodhur në segmentin rrugor Sukth-Manëz të rrethit të Durrësit.

Një automjet tip benz me targa AA 450 CC është përfshirë në aksident dhe për pasojë deklarohet se ka gjetur vdekjen një grua në moshë, ndërsa janë plagosur dhe dy persona, njëri prej të cilëve është drejtuesi i automjetit.

Të dëmtuarit janë dërguar për në spitalin rajonal të Durrësit, për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë shërbimet e qarkullimit rrugor kanë mbërritur në vendngjarje dhe pas dërgimit për në spital të të dëmtuarve, po punojnë për disiplinimin e trafikut në këtë aks, si dhe sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

Top Channel