Nadal, 8 herë kampion i Roland Garros

09/06/2013 18:10

Rafael Nadal ka arritur të fitojë titullin e tij të tetë të “French Open”, ditën e diel, pas fitores në 3 sete; 6-3, 6-2, 6-3; ndaj bashkëpatriotit të tij, David Ferrer, në finalen e “Roland Garros”, të ndërprerë për pak kohë nga një protestues, i cili ndezi dhe hodhi një flakadan.

Nadal ishte duke shërbyer për setin e dytë, kur rezultati ndodhej 5-1, teksa një person pa bluze dhe me një maskë të bardhë vrapoi në fushën “Philippe Chatrier”, si dhe iu afrua shumë pranë Nadal-it.

Ai u kap shumë shpejt nga stafi i sigurisë, me njërin prej të cilëve Nadal shtrëngoi edhe dorën, por kur nisi të luante tymi i kuq ishte ende bezdisës mbi fushë.

Nadal e humbi shërbimin e tij, por shumë shpejt arriti të rikuperonte superioritetin e tij, për të fituar setin në game-n e ardhshëm.

Ky ishte titulli i 12-të “grand slam” i tij, veçanërisht special pasi vjen pas një periudhe 8-mujore mungese për shkak dëmtimi në gju, teksa u kthye në cirkuitin ATP në shkurt.

Ai theu gjithashtu barazimin me Roger Federer dhe Pete Sampras, të cilët kishin nga 7 fitore secili në të njëjtin turne “grand slam”, por në Ëimbledon për ata.

Reputacioni i Nadal si “mbreti i dheut” është rritur më tej, pas fitores epike në gjysmëfinalen ndaj numrit 1, Novak Djokoviç, por shoku dhe rivali i tij Ferrer tregoi se ishte një kundërshtar i fortë, pavarësisht rezultatit.

Top Channel