Durrës, ndalohen 500 kg hashash

09/06/2013 12:40

Një sasi prej 500 kilogramësh bime narkotike kanabis-sativa është sekuestruar, ndërsa janë prangosur dy persona dhe jane shpallur tre të tjerë në kërkim.

Operacioni policor “Sfida” ka finalizuar me sukses hetimin disa-mujor të strukturës antidrogë në policinë e Durrësit, duke çuar në sekuestrimin e një furgoni me drogë ne zonën e plazhit dhe arrestimin e dy personave të përfshirë në këtë trafik të paligjshem narkotikësh.

Policia njoftoi se u arrestua Gentian Malindi, 36 vjeç banor i plazhit te Durresit, si dhe Elvis Bardhi, 32 vjeç, me banim ne Elbasan.

Sasia e lendes narkotike u gjet dhe sekuestrua ne nje furgon mallrash tip “Benz” me targa AA 938 AE.

Bashke me drogen dhe mjetin, policia sekuestroi ne cilesine e proves materiale dhe disa telefona celulare, si dhe nje shume parash.

Burimet policore sqaruan se sasia e konsiderueshme e lendes narkotike vinte nga jugu i Shqiperise, Lazarati dhe dyshohet se nje pjese e saj do te qendronte per shperndarje ne tregun e brendshem, tani ne periudhen e sezonit turistik kur dhe numri i perdoruesve rritet, ndersa pjesa tjeter do te trafikohej drejt Italise.

Hetimet e metejshme per kete rast i kane kaluar Prokurorise se Krimeve te Renda Tirane, qe pritet te zbardhe destinacionin e sakte te lendes narkotike, si dhe rrjetin e personave te perfshire.

Top Channel