Tenis, Nadal arrin finalen e Roland Garros

07/06/2013 18:20

Pas një ndeshjeje maratonë që zgjati 4 orë e 37 minuta, Rafael Nadal arriti të mposhtë Novak Djokovic duke kaluar kështu për në finalen e turneut Roland Garros.

Tenisti spanjoll mundi atë serb me rezultatin 6-4, 3-6, 6-1, 6-7 dhe 9-7 në një gjysmëfinale epike dhe tani do të ketë mundësinë të fitojë për herë të tetë këtë turne të rëndësishëm të kalendarit tenistik.

Në finale Nadal është superfavorit pasi do të ndeshet me David Ferrer, i cili mundi Jo-Wilfred Tsonga në tre sete 6-1, 7-6, 6-2.

Top Channel