Robben: Nuk kam pse largohem nga Bayern

07/06/2013 19:00

Arjen Robben qartësoi në një intervistë për gazetën ‘Bild’ se nuk ka asnjë arsye pse të largohet nga Bayern Munchen dhe shtoi se plani i tij është respektimi i kontratës që i skadon në vitin 2015.

“Ndihem shumë mirë tek Bayern dhe kam një kontratë deri në 2015-n. Nuk kam ndërmend të largohem sepse nuk kam arsye për të bërë diçka të tillë”, u shpreh hollandezi, i cili i dha fitoren skuadrës së tij në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Borussia Dortmund.

Robben sqaroi se nuk ka asnjë problem edhe me Frank Ribery, me të cilin sezonin e kaluar pati disa “fërkime”.

“Në fillim ishte e vështirë. Mendoja se nuk mund të luanim më kurrë bashkë edhe pse kishim gjysmëfinalen e kthimit përpara ndaj Realit dhe finalen ndaj Chelsea. Por, më kërkoi falje dhe tani më pëlqen të luaj me të sepse ai e kupton shumë mirë futbollin. Këtë sezon rregulluam gjithçka”, tha Robben.

 

Top Channel