Mavraj tek Lacio, arrihet marrëveshja

07/06/2013 00:00

Mërgim Mavraj i bashkohet Lorik Canës tek skuadra e Lacios në Serinë A. Kështu njoftojnë mediat italiane, sipas të cilës, presidenti Lotito ka arritur marrëveshjen me skuadrën gjermane, Greuther Furth.

Sipas kësaj marrëveshje, skuadra gjermane do të përfitojë një shumë nga 2-3 milion euro, ndërsa detajet e kontratës së Mavrajt, si paga apo kohëzgjatja e kontratës.

Megjithatë, këto janë detaje, që sipas mediave sportive italiane palët kanë rënë dakort më herët.

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare pritet të udhëtojë drejt Romës pas përfundimit të takimit mes Shqipërisë dhe Norvegjisë. Të hënën ai do të takohet me drejtuesit lacialë për të firmosur kontratën.

27-vjeçari Mavraj mbylli një sezon të mirë në Bundesligë me Greuther Furth, pavarësisht që kjo skuadër zbriti në një kategori më poshtë. 

Top Channel