Rritet përdorimi i drogave

06/06/2013 15:10

Numri i përdoruersve të drogave në Shqipëri është rritur, duke shkuar në 60 mije, ndërkohë që sipas shifrave të zyres europiane  të monitorimit të drogave, 10 mije prej tyre tyre janë perdorues intravenoze.

Kjo ka rritur rrezikun për shperthimin e ndonje epidemie të “hepatitit C”, për shkak se grupet më të prekshme përdorin shiringat me shume se një herë, e i këmbejnë madje edhe me njeri-tjetrin.

”Vit pas viti, kjo shifër po rritet. Për fat të mirë, Shqipëria vazhdon të jetë një vend me prevalencë të ulët të HIV-Aids, por dy vitet e fundit kemi parë një rritje shumë të shpejtë të numrit të personave me Hepatit C, sëmundje e transmetueshme nëpërmjet shiringave. Në dy vitet e fundit kemi 40% të rasteve më shumë, ndaj jemi të ekspozuar ndaj një rritje të numrit të të infektuarve, si nga HIV-Aids, ashtu edhe nga Hepatiti C”, deklaroi Arian Boçi, nga organizata “Stop Aids”.

Rritja e numrit të përdoruesve të drogave ka përfshire për herë të parë në një projekt sensibilizimi edhe Policine e Shtetit, ndonëse kjo e fundit deklaron shifra  më të ulta të përdoruesve.

Për të zbehur  mitin e policit si njeri i ligjit,  nga i cili duhet patur frike ata jane futur ne klasa ne bashkebisedim me nxenes te shkollave, mbi problemet e droges.

”Ka pasur një sasi droge shumë më të madhe nga ana e Policisë së Shtetit, çka do të thotë se niveli i zbulueshmërisë dhe goditjes është përmirësuar ndjeshëm, diçka për të cilën kemi sensibilizuar këtë moshë”, deklaroi Bedri Hasani, shef i patrullës,

Nëpërmjet projektit, Policia pranë të rinjeve, permes ndergjegjesimit kunder substancave te rrezikshme, synohet parandalimi i hershem dhe zvogelimi i dëmeve qe shkakton përdorimi i tyre.

Top Channel