Ndihma e gabuar Greqisë

06/06/2013 00:00

FMN pranon gabimet në paketen financiare të shpëtimit që i është dhënë
Greqisë në vitin 2010. Lajmin e publikon ‘Wall Street Journal’, e cila
disponon për lexuesit orët e fundit një raport me nënshkrimin
“rreptësisht konfidencial”, sipas të cilit FMN ka nënvlerësuar dëmet që
do të krijonin “recetat” e tij të nxituara të kursimit për ekonominë
greke dhe këtë e fakton recesioni i vazhdueshëm i saj për të gjashtin
vit.

Ne thelb raporti sekret i FMN-së akuzon Eurozonen, se duke i bere presion Athines qe te merrte nje pakete te madhe ndihme ka perfituar vete pasi ka krijuar nje mur mbrojtes per anetaret e tjerë dhe ka shmangur efektet potencialisht të rënda për ekonominë globale.

Nga gjithe paketa e pare e ndihmes prej 110 miliardë eurosh, me e madhja qe i eshte dhene ndonjehere nje shteti, thuhet ne raport, shumica e parave shkuan tek europianet, te cilet per te shpetuar veten, sakrifikuan Greqine .

Dy ish-zyrtare te FMN kane pohuar ne kushte anonimiteti, se kane mbyllur syte dhe kane thyer rregullat e institucionit kur kane aprovuar ndihmen per Greqine, pasi ajo nuk permbushte 3 nga 4 kriteret qe duhen per t’u futur nje vend ne memorandumin e ndihmes ekonomike nga organizmat nderkombetare finaciare, ndersa edhe niveli i borxhit të vendit eshte etiketuar si “i qëndrueshëm”, kur dihej qe nuk ishte aspak i tille.

Asnjehere me pare FMN nuk ka dhene nje kredi te tille prej 47 miliardë dollare ne nje vend me ekonomi kaq te vogel dhe te dobet. Analiste te ketij institucioni financiar kishin parashikuar se Greqia do te humbiste nga masat e kursimit vetem 5.5% te PPB, por ajo ka humbur me shume se 17% deri ne vitin e kaluar.

Rritjen e papunesise e kishin parashikuar ne masen 15%, ndersa ajo ka shkuar ne 27%.Ne artikull i vihet theksi njekohesisht edhe gabimeve kolosale te qeverive greke qe duhej prej kohesh te kishin kryer reforma strukturore ekonomike dhe administrative per t’i dhene nje hov sektorit privat.

Nga ana tjeter ‘Wall Street Journal’ pranon se per here te pare nje shtet ka arritur brenda dy vitesh nje konsolidim te tille fiskal,nje reduktim te tille te pagave dhe pensioneve, si dhe nje rritje kaq te madhe taksash, duke theksuar se peshen me te madhe te borxheve qe po shlyen tashme Greqia, po e paguajne shtresat e varfra te popullsise.

Top Channel