
Është nisur nga baza evropiane e Kourout, në Guijanën Franceze, raketa “Ariane 5”, brenda të cilës ndodhet anija e vogël pa ekuipazh e Agjencisë Hapësinore Evropiane, “Albert Einstein”, që transporton furnizime për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.
Anija “Einstein” është Mjeti i katërt i Transferimit Automatik që lëshohet nga Evropa pas “Jules Verne” në vitin 2008, “Johannes Kepler” në 2011 dhe “Edoardo Arnaldi” 2012.
Me një peshë lëshimi prej 20 tonelatash, ajo është mjeti më i rëndë i lançuar ndonjëherë nga Evropa dhe mban ngarkesën më të madhe të transportuar ndonjëherë nga një anije MTA.
Anija transporton në Stacionin Hapësinor pjesë këmbimi, materiale për eksperimente shkencore, rroba, ushqim, ujë dhe oksigjen, për një total prej 1.400 objektesh të ndryshme. Mbërritja e saj është parashikuar për më 15 qershor.
Top Channel