Aksidente në Tiranë, Korçë dhe Elbasan

06/06/2013 00:00

Tre persona humbën jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur në tre aksidente të ndodhura në Tiranë, në Pogradec dhe në Elbasan.

Aksidenti i parë me pasojë një viktimë është regjistruar në kryeqytet për shkak të shpejtësie, ndërsa gjatë paradites së të enjtes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd pranë fshatit Xibrakë është aksidentuar një mjet me targa të Tiranës, fatmirësisht tre pasagjerët e mjetit janë jashtë rrezikuar për jetën dhe morën ndihmën e parë mjekesore në spitalin e Librazhdit. Te plagosurit lehte jane Sazan Celiku, Joval Basho dhe Arjan Jaupllari, që ishte dhe drejtuesi i mjetit dhe eshte president i Urdhërit të Farmacistëve.

Më pas në aksin Korcë-Pogradec ndodhi një tjetër aksidentin, në vendin e quajtur kthesat e Leshnicës janë përplasur dy mjete për pasojë 2 persona humbën jetën dhe 9 të tjerë jane plagosur.

Perplasja ndodhi mes nje automjeti me targa greke dhe nje furgoni pasagjeresh. Si pasojë ka mbetur i vdekur në vend, drejtuesi i automjetit të vogël shtetasi Elvis Sekseni, 20 vjeç nga Pogradeci, kurse në spitalin e Pogradecit, në sallën e reanimacionit gjeti vdekjen dhe pasagjeri i makinës me targa greke. Policia identifikoi viktimen si shtetasi Raid Zacellari. Ndërsa të plagosur kanë mbetur 9 pasagjerë të furgonit, mes te cileve dhe nje 11-vjeçar. Me furgon udhëtonin shtetasit, Leonora Nica, Lirika Tereziu 61 vjeç, Gjergji Spirollari, 64 vjeç, J.K, 11 vjeç, Liljana Kozmollari 66 vjeç, E.M, 14 vjeçe, Lenkë Mita 74 vjeç, Vasil Arroni 45 vjeç, drejtues i furgonit, Marjeta Arroni 65 vjeç. Sipas policise te dy mjetet e perfshira ne aksident kane qene pertej limiteve te lejuara te shpejtesise ndersa mjeti me targa greke ka bere nje nderprerje rruge te gabuar.

Top Channel