Nuk do t’u besoni syve! Shfaqet “El Pibe de Oro” në mes të rrugës, videoja që po çmend rrjetet sociale
Rafael Nadal dhe Novak Djokoviç do të përballen në një “finale të parakoshme”, në gjysmëfinalet e “Roland Garros”, pasi secili fitoi të drejtën për të qenë në katërshen e më të mirëve duke mposhtur me lehtësi rivalin përkatës.
“Mbreti” i padiskutueshëm i fushave me dhe, Nadal tregoi se është pranë rikthimit në formën e tij më të mirë pas një dëmtimi, në një ndeshje “pa histori” ndaj zviceranit Wawrinka, i mundur në tre sete 6-2, 6-3, 6-1.
Nga ana e tij, Djokoviç siguroi vendin në gjysmëfinale në tre sete, por me më shumë vështirësi ndaj gjermanit Haas, të mundur 6-3, 7-6, 7-5.
Fituesi në sfidën që vendos përballë numrin një dhe tre në botë, do të ndeshet në finale me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Ferrer-Tsonga.
Ndërkohë, tek femrat, Azarenka dhe Sharapova do të përballen midis tyre në gjysmëfinale, pasi mundën rivalet Kirilenko e Jankoviç, përkatësisht, në çerekfinalet e zhvilluara të mërkurën.
Top Channel