Nuk do t’u besoni syve! Shfaqet “El Pibe de Oro” në mes të rrugës, videoja që po çmend rrjetet sociale
Jose Mourinho është shprehur në një intervistë për mediat spanjolle se “Cristiano Ronaldo mendon se i di të gjitha dhe se trajneri nuk mund t’i mësojë më asgjë”.
“Problemi im me të është i thjeshtë: e kam kritikuar nga pikëpamja taktike dhe ai nuk e priti mirë. Gjithsesi, me mua ka bërë tre sezone fantastike duke shënuar një mal me gola”, deklaroi ish-tekniku i Realit për një emision sportiv spanjoll.
Ja disa çështje të tjera që u prekën nga “Special One”:
Pepe – Ishte duke u larguar nga Reali dhe unë e kam mbajtur. Luftova për të. Më pas, në vend të tij nisi të luante një djalosh 13 vjet më i vogël se ai (Varane) sepse e meritonte.
Lojtarët – Largimi im ishte gjëja më e mirë për futbollistët e Realit, por nuk pendohem për asgjë.
Trajneri i ardhshëm i Realit – Shpresoj që Ancelotti ose dikush tjetër të ketë mbështetjen e të gjithëve. Gjithashtu shpresoj që trajneri që do të vijë tek Reali të ketë ndershmërinë të pranojë se sa mirë e ka gjetur skuadrën.
Top Channel