Lewandowski: Dua të largohem nga Borussia

05/06/2013 14:50

Robert Lewandowski ka pranuar për herë të parë publikisht se dëshiron të largohet nga Borussia Dortmund.

“Jam në një klub fantastik dhe kurrë nuk do e harroj këtë eksperiencë, por tani dua një aventurë të re. Shpresoj që gjithçka të rregullohet dhe unë të nënshkruaj me atë klub që dua gjatë verës”, deklaroi sulmuesi polak për ‘SportBild’.

Në këtë mënyrë edhe vetë futbollisti ka dalë hapur pasi më parë ishte agjenti i tij ai që kishte thënë se “e ardhmja e Lewandowski është vetëm Bayern Munchen”.

Futbollisti polak ka kontratë deri në vitin 2014 me verdhezinjtë, por prej muajsh përflitet një largim i tij drejt klubit bavarez. Lewandowski ka fituar dy kampionate gjermane dhe një Kupë Gjermanie me Borussia Dortmund.

Top Channel