Bayern mendon shkëmbimin Robben-Suarez

05/06/2013 12:20

Bayern Munchen është i interesuar për shërbimet e Luis Suarez. Skudra që këtë sezon kompletoi “Tripletën” (Bundesligë, Kupë Gjermanie dhe Champions League) është e gatshme të shkëmbejë hollandezin Arjen Robben me sulmuesin uruguajan të Liverpool, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez.

Sipas ‘The Sun’, Pep Guardiola nuk dëshiron të ketë në skuadër lojtarin që shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Borussia Dortmund dhe drejtuesit bavarezë po punojnë për zëvendësimin e tij.

Por, në luftë për Luis Suarez është edhe Real Madrid. Vetë futbollisti ka shprehur dëshirën e tij për tu larguar nga Anglia pas problemeve me dënimet e gjata nga Federata Angleze.

Top Channel