Bast i çmendur, Mayweather fiton 11 mln USD

05/06/2013 04:20

Floyd Mayweather falënderon LeBron James dhe fërkon duart. Boksieri i njohur amerikan, një nga atletët më të paguar në të gjithë botën, është përfshirë dy netë më parë në një bast të “çmendur”, duke vendosur 5,9 milionë dollarë në favor të fitores së Miami Heat, në ndeshjen e 7-të kundër Indiana Pacers, me 7 pikë diferencë.

Rezultati i përballjes: 23 pikë avantazh, pas suksesit të jashtëzakonshëm të franshizës së drejtuar nga Erik Spoelstra 99-76, dhe 11,2 milionë dollarë në xhepat e boksierit.

Mayweather, 36 vjeç, i konsideruar nga shumë ekspertë si boksieri më i mirë i dekadës së fundit, ka fituar sezonin e kaluar 67 milionë dollarë, duke u vlerësuar si atleti më i paguar në botë, përpara Manny Pacquaio dhe Tiger Woods.

Një shumë e rritur ndjeshëm nga fitorja e dy netëve më parë, me pak më pak se dyfishi i bastit të vënë dhe, sigurisht, një falënderim i zjarrtë ndaj LeBron-it nuk do të mungojë.

Top Channel