
“Nëse nuk votojmë, nuk flasim”. Ky ka qenë apeli i radhës që Ambasada
Amerikane në Shqipëri u ka bërë shqiptarëve për t’u drejtuar kutive të
votimit në 23 qershor.
Apeli i radhes vjen ne formen e nje fotografie postuar ne Facebook ku percillet nje mesazh i thjeshte. “Nëse nuk votojmë, nuk flasim”.Pese dite me pare ishte ambasadori Arvizu, i cili nepermjet nje postimi te Twitter shkruante: “Këtu është periudha e zgjedhjeve. Moment emocionues për Shqipërinë. Pse duhet të votoni? Që të bëheni pjesë e demokracisë”.
Ndersa dy dite me pare gjate nje bashkebisedimi me studentet e universitetit te Tiranes kryediplomati amerikan theksoi se “Qe nje demokraci te funksionoje, pjesëmarrja sa me madhe qe te jete e mundur ne votime eshte nje element qe ka nevoje te rritet. Mos lejoni qe te kete ndikim ne voten tuaj”, u shpreh Arvizu sipas te cilit te rinjte duhet t’i bejne politikanet pergjegjes, perballe tyre pasi procesi zgjedhjve eshte shume i rendesishem.
Top Channel