
Jozefina Topalli zhvilloi një takim me emigrantë në Romë gjatë të cilit u shfaq mesazhi i kryeministrit Berisha drejtuar emigrantëve për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 23 qershorit.
“Të dashur bashkëkombase dhe bashkëkombas të mi, në emigracion në Itali, miqësisht ftoj secilin prej jush për të ardhur në Shqipëri më 23 qershor, për të firmosur me votën e tij projektin e Shqipërisë së zhvilluar, projektin e Shqipërisë europiane”, deklaroi kryeministri në mesazhin e tij.
Mediu akuza Ramës për NATO-n
Fatmir Mediu zhvilloi një takim me banorë të Njësisë 9 ku prezantoi kandidatët për deputetë, Salih Tagani dhe Gerta Cici.
“Si mundet ky individ, kryetar i PS, nesër të kërkojë të drejtojë këtë vend, të shkojë të drejtojë Shqipërinë në një aleancë të tillë sic është NATO, përsa kohë nuk beson se kjo aleancë krijon një vlerë të shtuar për interesin tonë kombëtar”, tha Mediu.
Mediu vijoi me takime të tjera në zonën e Sukthit, shoqëruar nga kandidati për deputet i Durrësit, Agron Duka ku sulmoi alternativën e Edi Ramës me rritje taksash ndaj biznesit.
Kodheli: Berisha s’ka projekte
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës, Mimi Kodheli i ka kërkuar elektoratit të votojnë për rilindjen e Shëngjinit. Kodheli ka akuzuar qeverinë Berisha për mungesë projektesh dhe vizioni, ndërkohë që premtoi lehtësira në sektorin e peshkimit.
“Ne do të heqim akcizën e naftës për peshkatarët, edhe taksën e qarkullimit, edhe TVSH që peshkatarët kur të dalin në det të mendojnë se si do t’i begatojnë familjet e tyre, jo të mendojnë a do të nxjerrin dot muajin”, tha Kodheli.
Prezantimi i platformës së PD
Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD në Durrës, Eduart Halimi, së bashku me kandidatin Gent Strazimiri zhvilloi takime në Thumanë, Borizan dhe Shkozet me të cilët ndau projektin e qeverisë së djathtë për punësimin.
“Për të rritur punësimin, cdo biznes, kur merr të rinj në punë, 18-22 vjeç që sapo kanë mbaruar shkollën, ata do të përjashtohen nga taksat. Në këtë mënyrë ne nxitim punësimin për të ardhmen”, tha Halimi.
Leskaj: Vëmendje fshatit
Kandidatja për deputete në qarkun e Vlorës Valentina Leskaj në një takim
me banorë të komunes Selenices theksoi mungesen e investimeve dhe
vemendjes se Qeverise ndaj banoreve te kesaj zone. Leskaj premtoi
punesim, rruge dhe kthimin e sherbimeve te munguara për banoret.
“Problemin e papunësisë që do të jetë një nga prioritet tona, siç është një prioritet në të gjithë Shqipërinë, ku ne jemi të angazhuar të hapim 300 mijë vende të reja pune. Po kthehet në një plagë largimi i shërbimeve për qytetarët”, tha Leskaj.
Topi: Vendi nuk integrohet me 3 ligje
Nga qarku i Durrësit, Bamir Topi deklaroi se anëtarësimin e vendit në BE nuk e përcaktojnë vetëm tre ligjet, por standardet evropiane dhe demokracia.
“Ende, në vitin 2013, ekzistojnë njerëz që vijnë nga ai sistem, me të njëjtin mentalitet, të cilët sot kanë uzurpuar pozicionet më të rëndësishme të politikës dhe shtetit”, tha Topi.
Kreu i FRD-së akuzoi qeverinë për mungesë vëmendje ndaj pasurive natyrore dhe potencialit turistik të kësaj zone, ndërsa theksoi se pushtetarët kanë uzurpuar zonën e detit përmes korrupsionit.
Idrizi prezanton Aida Shtinon
Shpëtim Idrizi prezantoi kandidaten për deputete të PDIU në Lezhë, Aida Shtino.
“Lezhës së bukur i duhet një njeri human, një njeri që ka treguar se është në përkrahje dhe në mbështetje të njerëzve”, tha Idrizi.
Kreu i PDIU-së ndau me qytetarët projektin për ndërtimin e një porti të ri në Shëngjin, si pikë dalëse me rajonin dhe në veçanti Kosovën, me synim zhvillimin e turizmit të lidhur me jahtet, industrinë e peshkimit dhe rritjen e punësimit.
Kodheli: Berisha s’ka projekte
Kandidatja per deputete e Partise Socialiste ne qarkune Lezhes Mimi Kodheli i ka kerkuar elektoratit te votojne per rilindjen.Kodheli ka akuzuar qeverine Berisha per mungese projektesh dhe vizion nderkohe qe premtoi lehtesira ne sektorin e peshkimit.
“Ne do ta heqim akcizën e naftës për peshkatarët, edhe taksën e qarkullimit, edhe TVSH-në. Kur peshkatarët kur të dalin në det të mendojnë se si do t’i begatojnë familjet e tyre dhe jo të mendojnë a do ta nxjerrin dot muajin”, tha Kodheli.
Shehi: Jepi forcë të djathtës
Levizja per Zhvillim Kombetar ka celur fushaten elektorale ne Vlore duke kerkuar votat me sloganin ‘Jepi force te djathtes”.Teksa ka prezantuar kandidatet per deputet te kesaj levizjeje, kreu i saj Dashamir Shehi theksoi turizmin si prioritet, zgjerimin e portit të Vlorës, si pika te forta per zhvillimin e ketij qarku.
Milo, takim në Shkodër
Nga qyteti i Shkodrës ku prezantoi kandidatët për deputetë të Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo shprehu angazhimin e qeverisjes së majtë për punësimin e sa më shumë të rinjve.
“Angazhimi i opozitës dhe i Demokracisë Sociale për një problem kaq të madh dhe kaq të rëndësishëm, siç është punësimi i të rinjve, është një angazhim solemn, që ne do t’i kushtojmë vëmendje maksimale të nesërmen, kur të vijmë në Qeverisjen e vendit pas 23 qershorit”, tha Milo.
Top Channel