PS: Qeveria po manipulon votën e emigrantëve

04/06/2013 00:00

Partia Socialiste, përmes deputetit Saimir Tahiri akuzoi Qeverinë se po
manipulon votën e emigrantëve. Sipas Tahirit, ajo po ofron bileta falas,
përmes kompanive ajrore që ka nën kontroll, me kusht që emigrantët të
vijnë dhe të votojnë Partinë Demokratike.

“Po tani rezulton që edhe djemtë edhe vajzat, motrat, vëllezërit, kunetërit, baxhanakët, krushqitë e pushtetit të Saliut që kanë dyndur diplomacinë shqiptare, në bashkëpunim me kompaninë ‘Belle Air’, monopolin më spektakolar të Lulzim Bashës, kanë filluar të ofrojnë bileta falas për emigrantët dhe studentët shqiptarë, duke i detyruar të votojnë për Sali Berishën dhe ta provojnë këtë duke fotografuar votën. Sali Berisha bën mirë ta ketë të qartë se Partia Socialiste, unë dhe kolegët e mi, trupa e komisionerëve dhe e vëzhguesve të PS, vetë mbështetësit dhe votuesit e PS-së, nuk do të lejojnë asnjë votues që të fotografojë votën, sic nuk do të lejojmë asnjë votues që të shkelë procedurën e votimit, siç parashikohet në ligjin zgjedhor”, tha Tahiri.

Top Channel