Prrenjas, konflikt me thika për pronën

04/06/2013 21:20

Gjashtë persona mbetën të plagosur me thika dhe sende të forta në qytetin e Prrenjasit gjatë mbrëmjes së të martës, pasi një konflikt verbal për pronën midis dy familjeve dhe të afërmve të tyre degjeneroi në dhunë.

Fillimisht, konflikti nisi si një përballje mes Nazmi Sinës dhe Rifat Kokonozit, por shpejt ndërhynë edhe familjarë të tjerë.

Si rrjedhojë, Rifat dhe Andrea Kokonozi, babë e bir, mbetën të plagosur me thikë, ashtu si edhe Mariseld Hamataj.

Të plagosur me mjete të forta mbetën edhe Hysen Hamataj, Nazim e Klajdi Sina.

Aktualisht, nuk dihet se cila është gjendja shëndetësore e secilit prej tyre, ndërsa policia ka nisur hetimet në vendngjarje.

Top Channel