Maliq, dyshohet për pedofili, arrestohet 60-vjeçari
04/06/2013 00:00
Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi akuzohet për abuzim seksual me të mitur.
Burimet zyrtare deklarojnë se Vangjel Hoxha u arrestua nga uniformat blu në Maliq pas denoncimit të një vajze të mitur se ai e kishte dhunuar seksualisht. Kanë qenë prindërit e 12-vjeçares të cilët kanë denoncuar në polici të moshuarin dhe më pas është bërë arrestimi nga uniformat blu i 60-vjeçarit.
Sipas policisë dyshohet se ky nuk është rasti i parë që 60-vjeçari Vangjel Hoxha ka kryer vepra të turpshme me të mitur, ndërkohë policia vijon hetimet.
Top Channel