Heynckes: Do të bëj pushim

04/06/2013 00:00

Jupp Heynckes ka deklaruar se do të bëjë pushim sezonin e ardhshëm, duke u dhënë fund spekulimeve për një zëvendësim të mundshëm
të Jose Mourinho tek Real Madrid.

Trajneri në ikje i Bayern Munchen ka pasur një lidhje me Realin, me të cilin fitoi Kupën e Evropës në vitin 1998, para se të largohej nga drejtuesit e klubit spanjoll.

Trajneri 68-vjeçar do të zëvendësohet nga ish-trajneri i Barcelonas, Pep Guardiola, pasi gjatë këtij sezoni i dha Bayernit tripletën: Bundesliga, Champions League dhe Kupa e Gjermanisë.

“Disa klube ishin interesuar për mua, sidomos një prej tyre. Por unë do të shkoj me pushime, nuk do të nënshkruaj asnjë kontratë për sezonin që vjen”, ka thënë Heynckes.

“I premtova gruas time vitin e kaluar se do të përfundoja kontratën me Bayern dhe nuk do të punoja më si trajner. Mosha bën të vetën”, ka shtuar ai në një konferencë shtypi.

Presidenti i nderit i klubit bavarez, Franz Beckenbauer beson se Heynckes mund t’i ofrohet një mundësi më e mirë se në Spanjë, një post si drejtues në administratën e klubit që drejtoi me sukses.

Top Channel